Lajmi i mirë/ Zyrtare! KE jep 15 milionë euro si donacion për Shqipërinë

16

Shqipëria ka siguruar 15 milionë eurot e para nga Konferenca e Donatorëve që po mbahet sot në Bruksel.

Në Bruksel sapo është firmosur donacioni i parë mes qeverisë shqiptare dhe presidentes se Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.

15 milionë euro është shuma e cila shkon për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Sot, Shqipëria pritet të sigurojë 300 milionë euro. /Po.ak