Sot monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 94,01 lekë, ose 0,84 lekë më pak. Euroja u forcua lehtë me 0,01 lekë, duke u ngjitur në kuotën e 98,21 lekëve.
Pozitat ndaj lekut i ka dobësuar edhe franga zvicerane.
Monedha zvicerane u zhvlerësua me 0,06 lekë dhe këmbehet me 104,10 lekë. Ndërsa monedha britanike u ngjit në kuotën e 116,29 lekëve duke u forcuar me 0,14 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Referenca: ata.gov.al