Leku fiton terren ndaj monedhave të huaja

2

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku fitoi pikë ndaj monedhave të huaja, duke forcuar pozitat disa ditësh luhatje ndaj euros dhe dollarit amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u dobësua me 0.12 lekë dhe këmbehet me 94.58 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.02 lekë dhe këmbehet me 98.38 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.18 lekë dhe këmbehet me 118.72 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105.66 lekë ose 0.19 lekë më pak se në fundjavë.

Referenca: ata.gov.al

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 94.58 -0.12
Euro EUR 98.38 -0.02
Poundi Britanik GBP 118.72 +0.18
Franga Zvicerane CHF 105.66 -0.19
Jeni Japonez (100) JPY 60.35 -0.09
Dollari Australian AUD 59.13 +0.12
Dollari Kanadez CAD 65.71 -0.14
Korona Suedeze SEK 8.56 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.34 +0.05
Korona Daneze DKK 13.19 0.00
SDR SDR 123.33 -0.26
Ari(OZ 1) XAU 247996.33 +1,285.19
Argjend(OZ 1) XAG 2802.78 +67.20
Juani Kinez (onshore) CNY 12.96 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.94 -0.03
Lira Turke TRY 2.69 0.00