Skemat e mbështetjes në bujqësi, deri në 360 mijë lekë për fermat me të imta

1

Falë skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi, fermerët mund të përfitojnë deri në 360 mijë lekë mbështetje financiare.

Aplikimet përmes e-Albania janë të hapura prej datës 20 mars deri në 11 prill.

Masa 2 është për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele e dhi në vlerë deri në 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.

Referuar statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vitin 2022, u rrit me 20% numri i fermave blegtorale me mbi 200 krerë të imta, krahasuar me vitin 2021.

Në vitin 2022 u shënuan 3 030 ferma blegtorale me mbi 200 krerë të imta, kundrejt 2 528 fermave që ishin në vitin 2021.

Gjithashtu, gjatë vitit 2022 u rrit me 68% numri i fermave blegtorale të licencuara. 47 ferma të reja blegtorale u regjistruan nga AKVMB në 2022, ndaj 28 fermave të reja që u licencuan në vitin 2021.

Në mbështetje të këtij sektori, është shtuar nga viti në vit dhe fondi nga buxheti i shtetit për subvencionimin e blegtorëve.

/ata.gov.al