Leku forcohet kundrejt valutave

6

Leku i forcoi pozitat këtë të premte në kursin e këmbimit me monedhat e huaja.

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se euroja dhe dollari u zhvlerësuan respektivisht me 0,61 dhe 0,14 lekë. Kështu një dollar u këmbye këtë fundjavë me 94,45  lekë, ndërsa një euroja me 98,93 lekë.

Paundi britanik humbi 0,02 pikë duke u këmbyer me 118,77 lekë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104,76 lekë ose 0,07 lekë më pak se një ditë më parë.

Referencat: ata.gov.al