Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku u zhvlerësua ndaj monedhave të huaja, duke vijuar të njëjtin trend që prej fillimit të javës.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 94,71 lekë ose 0,24 lekë më shumë se ditën e hënë. Monedha europiane u forcua me 0,05 lekë dhe këmbehet sot me 99,08 lekë.
Ndërsa paundi britanik fitoi terren ndjeshëm ndaj lekut me 0,30 lekë dhe këmbehet në kuotën e 119,26 lekëve, ashtu sikurse edhe franga zvicerane u forcua sot me 0,20 lekë dhe këmbehet me 105,09 lekë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, tregu valutor është i qëndrueshëm dhe luhatjet i adresohen kërkesë ofertës si dhe ndryshimeve në bursat ndërkombëtare.
Referenca: ata.gov.al