Lëpusha, vendi perfekt për të krijuar kujtime magjike dimërore

23

Lëpusha, rreth 90 km larg Shkodrës, e cilësuar si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare është mbuluar nga dëbora duke ofruar një peizazh mbresëlënës.

Lepusha dallon për nga peizazhi natyror si dhe nga investimet e bëra në fushën e turizmit. Janë disa shtëpi pritjeje(bujtina) që bëjnë të mundur strehimin e vizitorëve.

Emri Lepushë rrjedh nga një bimë barishtore me lule të verdha, që quhet Lepushtra, që rritet me shumicë në fshat.

Lepusha rrethohet nga male të larta me bllokun shkëmborë të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth.

Kjo zonë edhe në dimër tërheq mjaft vizitorë vendas si dhe turistë të huaj. Janë kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore,aventurën,sportet e borës dhe natyralistët.

/ata.gov.al