Drejt përfundimit gjimnazi “Naim Frashëri” në Durrës me kushte bashkëkohore

9

Në qytetin e Durrësit është drejt përfundimit gjimnazi “Naim Frashëri”.

Gjimnazi “Naim Frashëri”, po rindërtohet me standardet më të mira bashkëkohore për 750 nxënës dhe mësues.

Ndërkohë, kryeministri informoi se me buxhetin e vitit 2024 përfundojnë investimet në 30 shkolla dhe hapen kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug.

Shkolla e Mesme “Naim Frashëri” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ajo u shemb në nëntor të 2021 dhe së shpejti pritet të përfundojë rindërtimi i saj.

/ata.gov.al