Këtë vit, ekspertët e udhëtimeve kanë rekomaduar një turne në një destinacion kryesisht të panjohur…por shumë të pasur, Shqipëri, shkruan Philippe Marcacci në të përditshmen franceze “L’Est Républicain”.
1. Një destinacion kryesisht i panjohur
Nga viti 1945 deri në vitin 1985, vendi u drejtua nga Enver Hoxha, diktatori komunist.
Shqipëria u konsiderua në vitin 1991 si një vend i izoluar në kontinentin evropian.
Por, sa e largët duket ajo kohë. Vitin e kaluar, Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë.
Plazhet janë po aq të bukura sa në Italinë fqinje dhe çmimet janë shumë më të lira.
Prandaj, duhet të nxitoni për të vizituar këtë destinacion!
2. Një vend udhëkryq me një të kaluar të pasur
Ashtu si të gjithë vendet e Ballkanit, Shqipëria është një vend udhëkryq me një të kaluar të pasur.
Romakët, grekët, bizantinët, osmanët… Në nivele të ndryshme, ata lanë pas një trashëgimi që mund të lexohet në “gurë” dhe zakone. Në këtë vend të vogël, ka shumë për të zbuluar!
3. Një risi e Ballkanit
Vitin e kaluar, Shqipëria u kthye në një risi në mesin e udhëtarëve, një zbulim i vërtetë dhe një sukses. Shqipëria u shfaq si një destinacion ndryshe.
4. Peizazhe mahnitëse
Njëzet herë më e vogël se Franca (më pak se 29,000 km2), Shqipëria ofron një diversitet të jashtëzakonshëm gjeografik që pritet të zbulohet nga admiruesit e natyrës.
Liqeni i Ohrit, malet e luginës së Vjosës dhe riviera e Jonit ofrojnë një panoramë mahnitëse.
5. Momente të bukura
E pasur në kulturë dhe folklor, në Shqipëri mund të jetoni një përvojë të privilegjuar dhe të paharrueshme.
Shijoni një shëtitje me varkë në ujërat e lagunës së Parkut Kombëtar të Divjakës, i njohur si shtëpia e pelikanëve, një darkë folklorike apo një drekë me ushqime vendase.
/ata.gov.al