“Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi” – Pse librat na ndryshojnë jetën

92

Leximi është padyshim një prej veprimeve më me përfitim për njeriun. Studimet kanëm treguar se leximi i një libri që ju tërheq shton ndjenjat pozitive brenda jush, ju bën më të dashur me personat përreth.

Po ashtu do të ndiheni më të aftë për të kuptuar emocionet e të tjerëve, por edhe tuajat të cilat shpesh pasqyrohen në personazhe të ndryshëm librash.

Ndihmoni trurin

Leximi është një gjimnastikë e vazhdueshme për mendjen dhe ju ndihmon të mbani trurin të freskët e të ri. Sipas National Endoëment for the Arts në SHBA, personat që lexojnë janë zakonisht më të shkolluar dhe kanë një nivel më të lartë përfshirje në komunitet.

Nga ana tjetër leximi ka dhe përfitime tërësisht personale për ju. Përveçse redukton stresin, ankthin, ju ndihmon të kuptoni më mirë botën rreth jush, ndihmon edhe me përqëdrimin. Ky aktivitet stimulon zona të ndryshme celebrale të cilat punojnë bashkë për dekodifikimin e informacionit të përditshëm.

Reduktoni stresin

Leximi përmirëson përqëndrimin dhe ju ndihmon të ndërtoni një dialog të brendshëm me veten. Në një botë ku vendimet ndikohen nga moria e informacionit të shpejtë në rrjete sociale e kudo përreth është e rëndëishme që të keni mendime të qarta.

Kështu që zgjidhni një libër që ju pëlqen dhe lexoni çdo ditë të paktën 15 minuta. Me kalimin e ditës do të vini re se koha që do të kaloni me librin do të kthehet në një takim me veten tuaj dhe zërin tuaj të brendëshëm. Kjo teknikë do ju ndihmojë të largoni stresin dhe problemet e ditës më lehtë.

Zgjoni fantazinë

Kush mbledh libra mblesh edhe dëshira, kështu që kur lexoni asgjë nuk është e pamundur. Udhëtimet në të shkuarën, në të ardhmën, zbulimi i botëve të tjera, mendimeve sekrete, miqve të vërtetë ose imagjinarë të gjitha këto mund t’i mledhë vetëm një libër.

Sipas ekspertëve leximi i një romani që ju pëlqen ka të njejtin efekt për trurin si një veprim që ju përmirëson jetën reale. Në një jetë me ritme të shpejta imagjinata dhe koha që do të kaloni me veten janë nga terapitë më të mira pë rtë larguar e zgjidhur çdo problem të përditshëm.