Lezhë, sistem i ri për menaxhimin e mbetjeve

169

Një sistem tërësisht i ri për menaxhimin e mbetjeve po zbatohet në çdo fshat në çdo njësi Administrative të bashkisë Lezhë.

Mbulimi i gjithë territorit, frekuenca e shtuar e pastrimit në raport me mbetjet që gjenerohen, korrektësia e bashkëpunimit me operatorët e kontraktuar nga bashkia, ka bërë të mundur që Lezha të jetë gjithnjë më e pastër.

Me vendosjen e 1100 koshave përgjatë gjithë territorit, kritereve të detyrueshme që bashkia Lezhë ka vënë ndaj operatorëve për standardin e teknologjisë së përdorur, larja e dezinfektimi periodik të pikave të grumbullimit, ndërtimi i platformave të betonit në pjesën më të madhe të pikave të depozitimit, kanë bërë që çdo fshat i Lezhës të jetë më i pastër.