Libra të rinj, pasurohen bibliotekat në shkollat e Lezhës

136

Bibliotekat e shkollave 9-vjeçare “Besëlidhja” dhe “Gjergj Fishta” dhe gjimnazit “Hydajet Lezha” janë pasuruar me tituj të rinj librash

Titujt e rinj janë mundësuar nga Ministria e Arsimit, duke plotësuar në këtë mënyre rreth 80% të programit mësimor që zhvillohet në këto shkolla.

Për mësuesit pasurimi i bibliotekës pritet të japë efekte pozitive edhe në procesin e mësimdhënies.

Furnizimi i bibliotekave me libra të rinj deklarohet se do të vijojë edhe në shkolla të tjera të Lezhës.