Liqenet e Prespës dhe i Ohrit, 23 vite zona të mbrojtura

35

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka zhvilluar sot një aktivitet me rastin e 23-vjetorit të shpalljes zonë e mbrojtur e liqenet e Prespës dhe liqeni i Ohrit.

Ky aktivitet i përmuajshëm u realizohet në bashkëpunim me Shoqatën Ekologjike të Maqedonisë, ADZM Korçë dhe shërben për të marrë informacion mbi periudhën e ardhjes, largimit dhe përqendrimin e këtyre popullatave dimëruese në liqenet e Ohrit dhe Prespës.

Më datë 18.02.1999, me vendim të Këshillit të Ministrave, liqenet e Prespës dhe liqeni i Pogradecit u shpallën zona të mbrojtura, përkatësisht Park Kombëtar dhe peizazh i mbrojtur, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Pavarësisht zhvillimit “të egër” urban, të dyja zonat ende mbartin vlera të larta ekologjike dhe kulturore.

Ekipi i PPNEA po e feston këtë ditë duke realizuar monitorimin e shpendëve dimërues në këto liqene.