Shifrat pozitive/ Turistët vërshojnë në veri, INSTAT nxjerr të dhënat

22

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 89,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT, mbi strukturat akomoduese, numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e veriut ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë.

Ndërsa në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 2,1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,1 %.

Gjithsej, në tremujorin e katërt 2021, numri i vizitorëve rezulton 112.993, ndërsa jorezident llogaritet 103.408.