Liqenet e Valamarës në listën e destinacioneve të preferuara nga turistët

7

Dhjetëra liqene akullnajore gjenden në malin e Valamarës që bashkon Pogradecin, Gramshin dhe Korçën në lartesinë mbi dy mijë metra nga niveli i detit.

Pogradeci nuk ka vetëm liqenin, por edhe destinacione turistike malore, të cilat kohët e fundit janë rizgjuar nga të apasionuarit e alpinizmit dhe jetesës në harmoni me natyrën. Edhe Valamara është në listën e destinacioneve të preferuara të turistëve dhe entuziastëve vendas të natyrës.

Valamara është mal me lartësi 2373 m në kufirin midis Korçës, Gramshit dhe Pogradecit. Në veri kufizohet me Gurin e Topit. Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme.

/ata.gov.al