Liqeni i Ulzës pasurohet me tri specie të rasatit të peshkut (FOTO)

57

Bashkia Mat  ka bërë të mundur hedhjen e 80 mijë rasateve të peshqve të llojeve ballëgjerë, omur dhe krap në liqenin e Ulzës. Parku Natyror Rajonal Liqeni Ulzës është një park tepër i vizitueshëm në periudhën e verës.

Parku natyror rajonal ka një sipërfaqe prej 4.206 ha, ku pjesën kryesore e zënë sipërfaqet me pyje dhe përfshin dy liqenet, të cilat janë zona të rëndësishme për konservimin e biodiversitetit, por gjithashtu edhe potencialin e madh për zhvillimin e ekoturizmit.

Tashmë, Ulza është jo vetëm një destinacion turistik por dhe një liqen që ofron edhe mundësi ekonomike të kultivimit dhe të tregtimit të peshkut.