Po afrohet stuhia? Pa frikë: vetëm shkarkoni Live Storm, një aplikacion falas për Android ku mund të monitoroni fenomenin në kohë reale. Qytetarët mund ta vlerësojnë vetë rrezikun dhe të vendosin se si të mbrojnë veten.
Si funksionon? Epo mjafton vetëm një telefon dhe një lidhje interneti për të “luftuar” motin. Falë vëzhgimeve të radarëve dhe njoftimeve të dërguara nga programi, banorët e zonave të prekura mund ta gjejnë fenomenin dhe ta vlerësojnë rrezikun në një autonomi të plotë, ndoshta duke zgjedhur masat më të përshtatshme të vetë-mbrojtjes.
Projekti është krijuar në Itali dhe për momentin mbulon zonën gjeografike midis Piemontit, Ligurisë dhe Alpet franceze.