Lleshanaku me librin “Negative space”, kandidate për “GRIFFIN 2019”

68

Libri “Negative space” është përmbledhje e dy librave me poezi “Pothuajse dje” dhe “Homo Antarcticus”, të botuara në origjinal nga Shtëpia botuese “OMBRA GVG”. Përkthyesja Ani Gjika, është vlerësuar edhe me grant nga National Endowment for Arts në SHBA për këtë përkthim

Libri ”Negative space” i Luljeta Lleshanakut, i përkthyer nga Ani Gjika, shpallet një nga katër finalistët për çmimin GRIFFIN 2019, në Kanada.

Pas vlerësimit me çmimin PEN-i Anglez, dhe përzgjedhjes si finalist për çmimin “PEN America 2019”, përmbledhja me poezi “Negative space” e Luljeta Lleshanakut, e përkthyer mjeshtërisht nga Ani Gjika dhe e botuar njëkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar nga Boodaxe Books dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga New Directions gjatë vitit që shkoi, përzgjidhet si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN, në Kanada.

Çmimi Griffin, është themeluar në vitin 2000 nga biznesmeni dhe filantropisti Scott Griffin dhe jepet çdo vit në dy kategori: për poezinë ndërkombëtare të shkruar apo të përkthyer në anglisht, dhe për poezinë kanadeze.