Londër: Artistët shqiptarë, fitues të çmimit “International Film Fest”

49

Artistët shqiptarë, Makfire Miftari dhe Besim Ajeti, janë vlerësuar me çmimin Aktorja dhe Aktori më i mirë në edicionin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Londër. Aktorët u vlerësuan me çmime për rolin e tyre në filmin ”Un’ati.

Ka përfunduar edicioni i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Londër, ku nuk ishin të pakët shqiptarët që morën çmime.

Protagonistët e filmit të metrazhit të gjatë ”Un’ati”, u shpërblyen me çmime kryesore.

Makfire Miftari, e cila në film luan rolin e Marigonës, u shpërblye me çmimin për Rolin më të Mirë Kryesor, ndërsa Besim Ajeti, me çmimin për Rolin më të Mirë Episodik.

Filmi “Un’ati” është prodhim i shtëpisë filmike ‘FilmKS’, i cili është realizuar nën regjinë e Mark Norfolkut.

Në role të tjera në këtë film paraqiten: Alban Goranci, Florentina Ademi Beck, Ekrem Sopi, Alban Shahiqi dhe Anzotika Ajeti.