Luiza Gega nuk ndalet, thyen rekordin e radhës

29

Ndonëse pa aktivitete ndërkombëtare, atletja Luiza Gega nuk ndalet. Ajo ka vendosur rekord të ri kombëtar në garën e 10 mijë metrave, duke dhënë kohën 32’31”. Ajo e ka përmirësuar me 60 sekonda (1 minutë) rekordin e mëparshëm që mbahej po nga Gega.

Në stadiumin “Elbasan Arena” po zhvillohen garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës, aty ku atletja kuqezi ka shkëlqyer me paraqitjen e saj. Gega ka konfirmuar edhe një herë formën e saj të shkëlqyer, duke dominuar në garat e mesme dhe të gjata. Në postimin e saj në faqen zyrtare në “Instagram”, Luiza Gega komenton:

“Gara e parë sezonale në këtë verë të vakët startoi me një rekord kombëtar në 10 mijë metra. Trajneri më kërkoi të bëja një stërvitje, ku rezultoi përmirësimi i rekordit kombëtar me 60 sekonda, duke vendosur kohën e re 32’31. U ndjeva jashtë mase mirë në 5000 metrat e dyta të garës, ku isha e shpejtë dhe në vijën e nishit ndihesha ende e freskët.