Turistët rigjallërojnë kalldrëmet e Gjirokastrës, fluks gjatë fundjavës (FOTOT)

11

Rrugët e qytetit të gurtë të Gjirokastrës filluan të gjallërohen nga turistët vendas e të huaj në ditët e para të korrikut.

Gjatë fundjavës që lamë pas në Gjirokastër pati një numër të lartë vizitorësh, ku qendra muzeale mbetet si përherë destinacioni fillestar i turistëve, pasi pothuajse të gjithë e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.

Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.

Para transformimit të Pazarit të Vjetër në Gjirokastër ka plot 70 bujtina dhe mbi 10 hotele. E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të  preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.