Lushnja dhe Fieri, rekord eksportesh bujqësore drejt 13 vendeve të BE dhe Rajonit

8

Eksportet bujqësore të sezonit janë dyfishuan në dhjetor të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Gjatë muajit dhjetor 2020 janë eksportuar në total rreth 3 840 tonë produkte bujqësore, nga dy qendrat kryesore të grumbullimit në Lushnjë dhe Fier, drejt 13 shteteve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit.

Gjatë këtij muaji 192 kamionë trajlerë, me kapacitet rreth 20 tonë secili, janë furnizuar me prodhime të ndryshme bujqësore nga zonat e Lushnjës, Fierit, Vlorës dhe Sarandës, për t’i eksportuar drejt vendeve të ndryshme europiane, por edhe më gjerë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, vihet re rritje me 8% e eksporteve bujqësore nga këto dy qendra. Ku dominojnë produktet e sezonit dhe të serave.

Fermerët po kultivojnë prodhime të orientuar nga kërkesa e tregut dhe veçanërisht për eksport duke aplikuar standardet e certifikimit ndërkombëtar që u garanton shitjen e të gjithë prodhimit.

Ndërkohë prodhimi vendas vijon të furnizojë normalisht edhe tregun e brendshëm duke sjellë stabilitet edhe në çmimet e shitjes së këtyre prodhimeve.