Maliq, shërbime shëndetësore falas nga mjekë amerikanë

173

Mungesa e mjekëve në njësitë administrative të Maliqit krijon vështirësi në marrjen e shërbimeve të ndryshme mjekësore për banorët e kësaj zone.

Përballë kësaj problematike, të cilës i shtohen edhe problemet ekonomike e sociale, 13 mjekë , stomatologë dhe infermierë nga SHBA kanë vendosur të ofrojnë asistencën e tyre për banorët e bashkisë Maliq.

Shërbimi mjekësor lëvizës është ndalur në Libonik duke ofruar konsulta falas për banorët.

Mjekët specialistë mes të cilëve edhe një mjek, i cili ka shërbyer në dy luftëra, kanë nisur të ofrojnë vizita për banorët ndërsa do të qëndrojnë për një javë në Bashkinë e Maliqit.

Ekipi amerikan do të ofrojë vizita mjekësore falas, shërbime stomatologjike, okulistike etj.