Malmo, qyteti ku fliten 150 gjuhë të huaja

151

Malmo është i treti në renditje pas Stokholmit dhe Gothenburgut në Suedi, për nga madhësia, dhe i gjashti në Skandinavi, me një popullsi rreth 300 mijë banorë.

Që me ndërtimin e urës Oresund, Malmo pësoi një transformim të vrullshëm arkitekturor duke tërhequr gjithmonë e më shumë kompani të ndryshme biznesi e duke u kthyer në një qendër investimesh të huaja. Por, ajo që e bën të veçantë këtë qytet janë parqet e shumta, ndërtesat historike, muzetë, dhe pikat e tjera turistike.

Në popullsinë e këtij qyteti,  vetëm 11% e shtetasve kanë lindur në Suedi, 31% janë lindur jashtë kufijve të vendit ndërsa pjesa tjetër janë shtetas të huaj që jetojnë në Malmo. Dhe është pikërisht larmishmëria e popullsisë ajo çka e bën Malmon qytetin e vetëm në botë ku fliten plot 150 gjuhë të ndryshme për të komunikuar në jetën e përditshme.