Maria, 13-vjeçarja e talentuar në pikturë: Ftoj bashkëmoshatarët të ndjekin pasionet e tyre

23

“Unë jam Maria Peçi dhe jam 13 vjeç. Me pëlqen shumë të pikturoj”.

Prej 4 vitesh kjo vajzë e vogël ndjek pasionin e saj. E vendosur këtë ditë vjeshtë në Borovë të Ersekës, Maria merr pjesë në një aktivitet artistik. Maria na tregoi se pasioni për pikturën e ka ndihmuar shumë të qëndrojë larg teknologjisë.

“Që të gjithë shokët e mi, bashkëmoshatarët e mi na pëlqen shumë teknologjia, por ndryshe nga të tjerët mua më pëlqen shumë të pikturoj. Largohem disi nga teknologjia dhe telefoni”, thotë Maria per EuroNews.

Dëshira e saj është të jetë piktore me famë. 13-vjeçarja bën thirrje që moshatarët e saj të gjejnë pasionin e tyre në fushën ku kanë prirje.

“Dembelizmi nuk na bën që ne të jemi fëmijë të mirë dhe u kërkoj gjithë bashkëmoshatarëve të mi të pikturojnë, luajnë futboll, të gjejnë pasionin e tyre aty ku ata e ndiejnë veten më mirë”, apelon ajo.