Marinarët shqiptarë shpëtojnë 140 emigrantë, shumica gra dhe fëmijë

22

Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj, në vetëm 3 ditë kanë shpëtuar rreth 140 emigrantë afganë e sirianë, gjysma e të cilëve gra e fëmijë që rrezikojnë jetën në ujërat mes Turqisë e Greqisë

Në bashkëpunim me rojen bregdetare turke dhe greke, anija “Oriku”, pjesë e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve ku udhëtonin të rritur e fëmijë.

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare.