Mbahet “ahengu shkodran’, kryevepra e trashëgimisë shpirtërore shqiptare

4

Tingujt e bukur te muzikës tradicionale, për më shumë se 1 orë krijuan një atmosferë të veçante në oborrin e Muzeut Historik “Oso Kuka”.

“Ahengu Shkodran” i shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, u organizua edhe këtë vit.

Muzika është një ilaç thonë këngëtarët dhe organizatoret teksa vlerësojnë edhe ruajtjen e traditës se muzikës qytetare.

Ndërthurja e brezave ishte një prej risive të kësaj nate, ku çdo vit e me shumë po synohet afrimi i të rinjve.