Katër shqiptarë fitojnë në zgjedhjet e SHBA (Foto)

32

Në zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në SHBA kanë dalë fitues katër shqiptarë.

Jetlir Kulla ka fituar mandatin e tij të tretë për Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury, Donna Colorio do të jetë pjesë e Këshillit të Qytetit të Worcester-it, Robert Gjonaj Donovic është shpallur fitues për Këshillin e Qytetit në Livonia, Michigan ndërsa Vedat Gashi do të përfaqësojë shqiptarët në Bordin e Legjislatorëve në Westchester.

Në këto zgjedhje kandiduan shtatë shqiptarë.