MBZHR: Trajnimet në Bujqësi e Blegtori, fuqizim i zonave rurale përmes inovacionit

2

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po zbaton Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi dhe Blegtori, si rrugën e duhur për fuqizimin e fermave në zonat rurale përmes aftësive të qëndrueshme dhe inovacionit mjedisor ku do aplikohen teknikat më të mira bujqësore e blegtorale.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, trajnimet për aftësitë e gjelbra dhe digjitale në zonat rurale synojnë ulien e papunësisë dhe përmirësimin e të ardhurave.

Idetë inovative fokusohen në promovimin e një ekonomie të gjelbër përmes prodhimit të qëndrueshëm, zhvillimit të turizmit dhe bujqësisë organike.

Nën kornizën e aktiviteteve në kuadër të Skemës së Trajtimit që po zhvillohen në zona të ndryshme të vendit po synohet: krijimi i fermave model me aftësi të gjelbra; trajnimi i fermerëve në bujqësinë organike; aftësitë e marketingut digjital; krijimi i një etikete për prodhime organike etj.

Synimi është që fermat model të logohen për karakteristikat e veçanta të prodhimit që ofrojnë me një sjelljeje miqësore me mjedisin dhe sigurimin e produkteve organike nga fermerë të trajnuar.

/ata.gov.al