Ariu i murrmë dokumentohet në parkun natyror “Mali me gropa-Bizë-Martanesh”

1

Ariu i murrmë (Ursus arctos) është dokumentuar nga rojet mjedisore të Administratës së Zonave të Mbrojtura Tiranë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ariu i murrmë është dokumentuar në zonën e Parkut Natyror “Mali me gropa – Bizë – Martanesh”.

Ariu i murrmë preferon të jetojë nën mbulesa të dendura pyjore dhe lëvizjet e tij janë kryesisht të përqendruara përgjatë natës.

Moratoriumi i gjuetisë ka bërë që të ketë një shtim të kafshëve të egra gjatë viteve të fundit.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke u renditur në Aneksin II të Konventës së Bernës dhe në Direktivën Evropiane të Habitateve.

Ai ka një gjatësi: 100 –250 cm; lartësia nga niveli i shpatullës: 70-150 cm dhe pesha: 80- 300.

/ata.gov.al