Më 27 mars 1861, Roma u shpall kryeqytet i Italisë

0

Më 27 mars 1861, Roma u shpall kryeqytet i Italisë.

Gjatë periudhës së “Risorgimento”-s (Bashkimi i Italisë), Roma ishte konsideruar si një nga eksponentët kryesorë të kësaj lëvizjeje, që synonte ta bënte Italinë një shtet të vetëm. Roma shihej si kryeqyteti natyror i këtij vendi të bashkuar e të ripërtërirë, pasi do të mbarte në vazhdimësi lavditë e Perandorisë së Lashtë Romake.

Në një fjalim të datës 25 mars, Cavour-i, duke i paraprirë vendimit të Dhomës, theksonte se nevoja për të vendosur Romën si kryeqytet është shpallur nga i gjithë kombi. “Zgjedhja e kryeqytetit përcaktohet nga arsye të mëdha morale, është ndjenja e njerëzve që vendos për çështjet që lidhen me të.

Tani, zotërinj, në Romë përputhen të gjitha rrethanat historike, intelektuale dhe morale që duhet të përcaktojnë kushtet e kryeqytetit të një shteti të madh. Roma është i vetmi qytet në Itali që nuk ka kujtime ekskluzive komunale; e gjithë historia e Romës nga koha e Cezarëve e deri në ditët e sotme është historia e një qyteti, rëndësia e të cilit shtrihet pafundësisht përtej territorit të tij, e një qyteti, domethënë i destinuar të jetë kryeqyteti i një shteti të madh.[ … ].”- shprehej ndër të tjera Cavour-i.

/syri.net