Me mesatare 10.00/ Njihuni me Sarën, vajza ekselente e gjimnazit “Qemal Stafa”

102

Sara Çaushi është një nga 1500 nxënësit ekselentë që përfitojnë bursë nga bashkia e Tiranës. Sara studion në gjimnazin “Qemal Stafa” dhe është në vitin e dytë. Por kjo nuk është hera e parë qe rezultati 10.00 në të gjitha lëndët, i ka mundësuar asaj një bursë, pasi edhe në 9-vjeçare ajo ka qenë sërish përfituese.

“Jam shumë krenare për veten dhe falënderuese ndaj të gjithë mësuesve qe kanë dhëne kontributin e tyre për këtë rezultat. Është një shtysë që të mbledh forcat,  për tu bërë dikush dhe për të bërë krenar prindërit e mi”– shprehet Sara.

Për të ruajtur këtë rezultat i duhet që ti kushtojë kohë studimeve dhe të ndjekë disa kurse jashtëshkollore. Këtë gjë Sara e sheh si një investim për të ardhmen e saj.

Ka shumë momente që të humbet motivimi dhe thua që u lodha, por duhet të punosh fortë. Fizika është lënda që has pak me shumë vështirësi që te marr dhjetën por mundohem që t’i mbaj në balancë.Më shumë kohe i kushtoj lëndëve shkencore, pasi aty kam dhe pak më shume vështirësi, pasdite kam dhe oraret që ndjek disa kurse, kryesisht për gjuhët e huaja, që të studioj në një universitetet të mira dhe të marr bursë”– shton gjimnazistja ekselente.

Sara është e vendosur që të ruaje deri në përfundim të gjimnazit rezultatet që e bëjnë atë ekselente.

“Duke qenë se jam në një faze që po mundohem të bëj një zgjedhje, do doja të bëhesha një arkitekte e zonja por ndoshta dhe një mjeke e zonja. Paratë e bursës kursehen si një investim për studimet universitare, na duhet dhe ky suport”- shprehet Sara./Top Channel