Media britanike reportazh për Shqipërinë: Pesë eksperienca me gastronominë shqiptare

200

Riviera shqiptare është një nga destinacionet europiane sekrete mirë të ruajtura, me përjashtim të italianëve, të cilët në pjesën më të madhe kanë shijuar ujërat e kaltra dhe ushqimet e lira për vite, shkruan Independent në një artikull dedikuar eksperiencës në gastronominë në bregdet.

Nga aeroporti i Tiranës, distanca për në rivierën shqiptarë është 290 kilometra, apo rreth 4 orë udhëtim me makinë. Saranda është “kryeqyteti” jo zyrtar i jugut të Shqipërisë, kështu pjesa më e madhe e të huajve zgjedhin të shkojnë me traget nga ishulli i Korfuzit, me një udhëtim me traget që zgjat vetëm 35 minuta.

Bregdeti është i ngjashëm me atë Italian, por pa çmimet e kripura, ndërsa Independent shton se thuajse në të gjithë dyqanet, restorantet apo hotelet është e lehtë që paguash me monedhën europiane. “Bregu”, emërtim në zhargon për rivierën, e cila fillon me një kalim nëpërmjet Qafës së Lllogarasë mbi 1000 metra lartësi, ku janë të ngritura disa fshatra dhe qyteza bregdetare deri sa përfundon me Butrintin, trashëgimi e boëtrore e Unesco-s.

Rreth 30 vite kanë kaluar që kur Shqipëria hapi kufijtë ndaj vizitorëve në 1992, pas dekadash nën regjimin komunist. Në rendjen për të kapitalizuar rajonin bregdetar, pjesa më e madhe e plazheve u privatizuan dhe zakonisht të duhet të paguash rreth 700 lekë për të marrë rreze dielli në shezllonët që kanë vendosur para bareve apo restoranteve.

Përveç bukurive, natyrore, trashëgimisë kulturore dhe historike, turistët do të njihen edhe me ushqimin. I lirë, i freskët dhe me produkte vendase, kuzhina në Shqipëri është e thjeshtë dhe pasqyron si vendndodhjen mesdhetare ashtu edhe komunizmin e ashpër. Në Shqipëri nuk do të gjeni përbërës të sofistikuar apo teknika moderne. Piceritë gjenden me shumicë, falë edhe ndikimit të turistëve italianë, por gjithashtu edhe të gjirove, xaxiqit dhe sallatës greke, kudo nëpër rivierë. Kuzhinierët përdorin vajin e ullirit, njësoj si shefat francez përdorin gjalpin, dhe çdo vakt është i shoqëruar me kanistrën e bukës, në mënyrë që të mund ta ngjyesh tek vaji.

Ta pish me fund që në mëngjes

Shqipëria është e famshme për mikpritjen, fale edhe konceptit të besës. Në mëngjesin e parë në një nga apartamentet e Ksamilit, qiradhënësi na ftoi për t’u bashkuar me ata për mëngjes. Bashkë me trekëndëshat e artë të byrekëve me spinaq dhe gotave me dhallë, kishte edhe dy gota me një lëng të kristaltë. Ishin të mbushura me pijen tradicionale shqiptare, rakinë. Pasi i kthyem me fund, nuk patëm më nevojë për kafe.

Hani midhje të freskëta të kapura nga Liqeni i Butrintit

Laguna e Butrintit është burimi kryesor i midhjeve në Shqipëri dhe midhjet me vulën e Butrintit kanë qenë një eksport i çmuar. Në kulmin e saj, Butrinti prodhoi 5.000 ton midhje në vit. Drekën atë ditë e konsuamuam në një plazh të izoluar, ku shijuam midhjet, peshkun e skuqur dhe verë të bardhë. pemët lokale të mandarinëve.

Vizitoni një kantinë

Shqipëria është një nga vendet më të vjetra të prodhimit të verës në Evropë, edhe pse vitet e komunizmit e panë industrinë e saj të verës të përkeqësohet nën kolektivizimin e detyruar. Sot, vera shqiptare po përjeton rilindje, me një brez të ri që po ringjall varietet autoktone të rrushit.

Ndërsa zona që rrethon rivierën  nuk është e njohur për verën e saj, ne pikasëm një kantinë rrugës drejt burimit të Syrit të Kaltër. Për 15 paund ne blemë dy shishe me verë të kuqe, dy shishe me verë të bardhë, një konjak dhe një raki të vogël.

Provoni petullat të sapo gatuara

Duket sikur çdo kulturë e ka recetën e saj për brumërat e skuqur, dhe Shqipëria nuk është ndryshe. Të njohur si petulla, ky gatim tradicional shqiptar mund të hahen me djathë të bardhë, sheqer, mjaltë ose kanellë. Në përgjithësi, këto bëhen  në shtëpi, por disa gra gjatë sezonit veror i bëjnë për t’i shitur në plazh.

Gjithmonë porosisni prodhime deti

Nga restorantet e kashtës deri te ato luksozet buzë detit, riviera ofron prodhime të detit me një çmim shumë të arsyeshëm. Ndërsa ushqimet janë shumë të freskëta, duke qenë se pjesa më e madhe e restoranteve janë vetëm 5 minuta larg nga liqeni i Butrinit.

Nuk ka recetë të sekrete që e bën ushqimin e detit këtu kaq të paharrueshëm. Është kripë, vaji i ullirit dhe lëng limoni.