Media europiane: Shqipëria, vendi i traditave antike, plazheve të bukura dhe të lira mesdhetare.

157

Shqipëria vlerësohet e rekomandohet si vendi i traditave antike, plazheve të bukura dhe të lira mesdhetare.

Pas artikullit të Washington Post të 5 ditëve më parë, tani një tjetër media europiane po thur lavde mbi turizmin në Shqipëri. Bëhet fjalë për Stuff.nz, një media e njohur deri në Zelandën e Re për informacionet mbi destinacione dhe turizëm.

Për redaktorët e turizmit të medias europiane, Shqipëria ka shumë afër edhe Korfuzin, një destinacion popullor pushimi në Greqi. Por, duhet të keni parasysh, që një darkë atje mund të kushtojë 60 dollarë amerikanë, në Shqipëri për më pak se 20 dollarë amerikanë. Këto avantazhe e bëjnë vendin tonë, në syrin e tyre, si një ndër vendet më të lira të Mesdheut dhe me plazhe shumë të bukura. Në artikull përmendet e gjithë Riviera Shqiptare.

“Gjatë udhëtimit tonë do të mësonim se kalimi nëpër Qafën e Llogorasë është një nga rrugët më të larta të Europës. Një udhëtim emocionues ku klima ndryshon – nga nxehtësia e peizazheve mesdhetare deri në mjegull dhe pyje me gjelbërim të përhershëm. Poshtë ne mund të shihnim brezin me rërë të bardhë në brigjet e Jonit. Këto plazhe të paeksploruara shumë, janë disa nga gjërat më të bukura që mund të gjeni në Mesdhe.”
Në artikull përmendet se, ‘shqiptarët i pëlqejnë netët me muzikë elektronike, që gjallëron baret e plazhit deri në orët e vona.’

“Edhe nëse jeni një person që nuk e pëlqeni jetën e natës, mund të gjeni lumturi përgjatë këtij shtrati idilik të vijës bregdetare. Ne e gjetëm atë në Qeparo, një fshat i përgjumur, i rrethuar midis maleve dhe detit. Ne u bashkuam me pushuesit vendas dhe u zhytëm në ujë, ku – sipas legjendës së madhe të Homerit – Odiseu është larë në bregun e Korfuzit.

Më lejoni të theksoj për ju, se “Vendi i Shqiponjave”, i përhumbur nga legjendat e vjetra dhe i lëvduar nga shkrimtarët, duke përfshirë një trim luftëtar të shekullit të 15-të, i quajtur Skënderbeu, mbretin Zogu ne shekullin XX dhe diktatorin komunist, Enver Hoxha, i cili e izoloi vendin për 40 vjet, duke ngritur bunkerë betoni në çdo cep të vendit.

Sot, Shqipëria është një kapsulë kohore e traditave të lashta që përzihet me ambiciet moderne.”