Mësoni arsyet, ja përse duhet të pini ujë që në mëngjes

158

Disa arsye përse duhet të pini ujë që në mëngjes janë se Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë. Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm. Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut. Metabolizmi do të përmirësohet

Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24%. Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve. Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje. 76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë. Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur. Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Këshilla Për Pirjen e Ujit:

Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni. Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë.

Mos pini pije alkolike përpara gjumit. 72% e trupit të njeriut përbëhet nga uji. 75 përqind e muskujve përbëhen nga uji 82% e gjakut është ujë 90% e mushkërive është ujë 76% e trurit përbëhet nga uji 25% e kockave përbëhen nga uji

Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit. Trupi varet nga uji që të mbijetojë. Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë. Për më shumë shije ju rekomandojmë ta shoqëroni me pak limon.