Miratohet kontrata për konçesionin 35 vjeçar të Aeroportit të Kukësit

112

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë kontratën për koncesionin 35 vjeçar të Aeroportit të Kukësit.

Në një dalje para mediave Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku bëri me dije detajet rreth koncesionit duke nënvizuar impaktin që do të ketë zbatimi i projektit në punësim si dhe në tërësi për zonën e Kukësit.

Nga ana tjetër ajo theksoi se tashmë ka interes nga të paktën pesë linja loë cost për këtë aeroport dhe synohet që ai të kthehet në pikë referimi rajonale për lëvizjet veçanërisht për Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Më poshtë deklarata e plote e ministres dhe detajet rreth këtij konçesioni:

”Sot në mbledhjen e qeverisë Këshilli i Ministrave ka miratuar nënshkrimin  kontratës së koncesionit për rehabilitimin operimin transferimin  Aeroportit të Kukësit. Procedura e ndjekur për realizmin e kësaj kontrata mbështet në ligjin 125 për partneritetet publike private. Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami sh.p.k. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar një proces negocimi intensiv me fituesit e tenderit. Kontrata u negociua dhe u çua për konsultim në institucione të tjera dhe sot kaloi për miratim në Këshillin e Ministrave. Hyrja e saj në fuqi i hap rrugë ndërtimit të aeroportit të Kukësit. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite kohëzgjatja e abonimeve dhe afati i vënies në punë është 24 muaj. Vlera e e rehabilitimit është rreth 8 milionë euro. Nga zhvillimi i projektit ndërtues dhe më vonë i atyre të aktiviteteve në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit do të punësohen fillimisht 220 persona ndërkohë që nga përllogritjet dhe kryqëzimi i të dhënave të ngjashme mbështetur dhe nga destinacionet e ndërtimeve që do të kryhen numri i punonjësve që do të  punësohen pritet të shkojë 12 mijë perona në fazën finale. Pozita e mirë gjeografike dhe rëndësia e zhvillimit të këtij aeroporti ka tërhqru vëmendjen e linjave të mëdha low cosat ndër të cilat mund të përmendim Wizz Air, Easy Jet, Rayan Air, Vueling dhe Pergasus. Nga studimet paraprake parashikohet që ky aeroport pritet të ketë një lëvizje prej 300 mijë pasagjerë në vit. Në rritje të ndjeshme në vitet pasuse. Synimi është që përmes çmimeve të ulëta dhe çmimeve cilësore ky aeroport të shëbrjë si pikë referimi për lëvizjet rajonale veçanërisht atyre nga Kosova Mali i Zi dhe Maqedonia. Aeroporti i Kukësit pritet të ketë një zhvillim për zonën e Kukësit” tha Balluku.