Miratohet vendimi, Shqipëria heq vizat me një tjetër shtet

232

Këshilli i Ministrave miratoi sot heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Me propozimin e Kryeministrit dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.