Mirëmbahen “Varrezat Antike” në fshatin Sofratik

23

Në “Varrezat Antike” në fshatin Sofratik të Dropullit të Poshtëm (Monument Kulture Kategori e I (parë)) specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë bërë pastrimin e tyre nga bimësia dhe mbeturinat e hedhura në to.

Sipas DRTK Gjirokastër mbajtja pastër e ambienteve rreth monumenteve të kulturës është në vëmendjen e specialistëve.

Këto varre janë zbuluar në vitin 1966 gjatë sistemimit të oborrit të shkollës, ku u ndeshën dy varre që formoheshin me katër rrasa guri gëlqeror të bardhë ku duke gjykuar nga inventari dhe arkitektura këto varre i përkisnin periudhës helenistike me një sipërfaqe 200m2.

Ato kishin formën e një sarkofagu të mbuluar me një bllok guri monolit sipër dhe mendohet se i përkasin shek III p.e sonë.

Në vitin 1972 në vendin e quajtur Mengul u zbuluan disa varre në trajtën e një arke që përbëhej prej rrasash të mëdha me trashësi 0.10m. Ndërsa në vitin 1973 u zbuluan 9 varre të tjera në trajtë arke të formuara nga 4 rrasa gurri dhe një rasë tjetër e përdorur si mbulesë.

Të gjitha këto varre që gjenden pranë njëra-tjetrës formojnë një varrezë të madhe të përdorur në shek.IV p.e.sonë.

/ata.gov.al