Mitrovica mbledh artistët e jazz-it në edicionin e parë ndërkombëtar

1

Mitrovica International Jazz Days, nisi edicionin e tij të parë si festival me përmasa ndërkombëtare. Për të parë nga afër përgatitjet dhe për ta përgëzuar për përkushtimin e saj ndaj rikthimit të kësaj tradite në Mitrovicë, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku takoi këngëtaren Rona Nishliu, themeluese e festivalit.

Richard Bonna, dyshja Michael League dhe Bill Laurance, Ansambli Ganna, Elina Duni, MIJD Big Band – orkestra rezidente e festivalit, e përbërë nga muzikantë të njohur dhe artistë të rinj të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, janë vetëm disa nga artistët e njohur që do të ngjiten në skenën e vendosur në sheshin “Isa Boletini” të qytetit.

Programi i festivalit MIJD, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, vazhdon deri më 2 shtator. Përgjatë këtyre ditëve përveç koncerteve, pjesëmarrësit do të mund të bëhen pjesë e punëtorive të ndryshme dhe të krijojnë momente të paharrueshme.

/ata.gov.al