Mjete moderne e ekologjike për pastrimin e Parkut të Liqenit

102

Pastrimi i Parkut të lIqenit do të bëhet me mjete të teknologjisë së avancuar, automatike, e mbi të gjitha ekologjike “Euro6”, pra që nuk e ndotin mjedisin.

Kjo, pasi me mbeshtetje edhe nga ambasada e Japonisë në Tiranë përmes projektit “Grassroots Human Security”, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit eshte pajisur me makineri e kosha që mundësojnë një pastrim më të shpejtë dhe efikas, sidomos të zonës së Parkut të Liqenit.