Momente të mrekullueshme të jetës së egër në Parkun e Tomorit

15

Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë vitet e fundit ka bërë të mundur mbrojtjen dhe shtimin e faunës së egër në parqet kombëtare.

Për dokumentimin e jetës së egër në këto parqe specialistët e Administratave të Zonave të Mbrojtura kanë vendosur një numër të lartë të kamerave kurth.

Momente të mrekullueshme të jetës së egër të dokumentuara falë kamerave kurth të montuara në disa zona të parkut nga specialistët e zonave të mbrojtura.

Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë.

Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër.

/ata.gov.al