A e dini çfarë ndodh në organizëm kur njeriu buzëqesh? Kontraktimi i muskujve dërgon një sinjal në tru duke stimuluar ndjesinë e shpërblesës dhe duke rritur hormone e lumturisë ose endorfinën.
Në vija të trasha, kur truri ndihet i lumtur, ne buzëqeshim. Kur ne buzëqeshim, truri ndihet më i lumtur. E qeshura është një dhuratë e fuqishme komunikimi që ndikon në mënyrë të pamohueshme tek ndërveprimet personale.
Kategoritë e Buzëqeshjes
Ekspertët kanë identifikuar tre kategori bazë të buzëqeshjes
- E vullnetshme
- Spontane
- E ftohtë.
Buzëqeshja e vullnetshme përfshin ngritje e cepave të buzës dhe formon rrudha në pjesën e syve. Buzëqeshja spontane është e ngjashme me kategorinë e parë por ajo vjen krejt papritur, pra nuk është e paramenduar.
Buzëqeshja e ftohtë është dominuese por përfshin buzët dhe jo sytë. Kjo mund të ketë disa arsye, ku përfshihet edhe industria kozmetike. Studimet thonë se vendet me një shoqëri të larmishme në aspekt kombësish, janë më të qeshur se sa ato elitiste.
Buzëqeshja Është Ngjitëse
Një studim suedez ka zbuluar se njeriu e ka të vështirë, në mos të pamundur, të ruajë mimikën kur ka dikë para që i buzëqesh.
Po, buzëqeshja është ngjitëse. Sapo sheh dikë që po të buzëqesh, të vjen natyrshëm t’ia kthesh buzëqeshjen. Kjo nuk ka të bëjë me mirësjelljen por me reflektimin dhe stimulimin e neuroneve që vënë muskujt në punë.
Përfitimet Shëndetësore Nga Buzëqeshja
E qeshura ofron përfitime të mira për shëndetin. Ajo ndihmon në uljen e ankthit, tensionit të lartë të gjakut dhe rrahjeve të zemrës. Niveli i lumturisë që nxit e qeshura në tru është e barazvlefshme me 2000 copa çokollatë dhe njësoj shpërblyese sikur të kesh fituar 19,000 Euro. Sidoqoftë, buzëqeshja, njësoj si ëndrrat, është falas. Ndaj ju këshillojmë që të qeshni sa më shumë që të ndiheni mirë e në humor me veten dhe të tjerët.