Muzeumet e Krujës, tashmë ofrohen falas për t’i vizituar online

11

Muzeumet e Krujës tashmë ofrohen falas për t’i vizituar online përmes aplikacionit “Muzeumet e Krujës”.

Kudo që të jeni, muzeumet e Krujës, këtij qyteti me simbolika të forta kombëtare, i keni vetëm një klik larg. Një ftesë për t’i shijuar nga afër. Shkarkoni falas aplikacionin “Muzeumet e Krujës” për platformat Android dhe iOS.

Tashmë, prej disa kohësh, shumë muze në vend janë duke përdorur aplikacione për t’u mundësuar vizitorëve të shijojnë thesaret e tyre përmes internetit, një mundësi kjo e nxitur edhe nga masat kufizuese dhe mënyrën e re të jetesës që imponoi pandemia COVID-19.

Ky shërbim vjen pa asnjë lloj pagese dhe gjithashtu jo vetëm për ata persona që jetojnë brenda vendit, por edhe jashtë tij.