National Geographic përzgjedh foton nga Shqipëria, mes 12 më të mirave në botë

145

National Geographic përzgjedh një foto nga Shqipëria në 12 fotot më të mira të ditës.

Fotoja e shkrepur në plazhin e Malit të Robit në Kavajë u përzgjodh dje në rubrikën online të National Geographic “Daily Dozen”. Në këtë rubrikë përzgjidhen vetëm 12 fotot më të mira nga e gjithë bota.

Editorët e National Geographic çdo ditë përzgjedhin foto nga komuniteti i National Geographic, “Your Shot” me mbi 70 mijë anëtarë në të gjithë botën, pjesë e të cilit është edhe Antonio Çakshiri.

Në komunitet ngarkohen miliona foto nga anëtarët por vetëm 12 të tilla përzgjidhen çdo ditë.

Fotoja shfaq perëndimin e diellit në një kënd të ulët duke treguar dallgët e një deti të trazuar dhe një pushues që vështron këtë bukuri natyrore.