Ndahen parcelat për plazhe në Velipojë

4

Në plazhin e Velipojës gjatë kësaj jave po bëhet ndarja në terren e parcelave për subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e stacionit të plazhit në këtë zonë.

Ky proces po realizohet bazuar në planvendosjet e lëshuara nga ana e bashkisë.

Problematikat në mospërputhjen e vijës bregdetare në terren me atë në hartën e miratuar, apo spostimit të disa subjekteve po zgjidhen vullnetarisht dhe këtë proces do ta lehtësojë edhe pajisja e ekipit të punës me GPS.

Subjektet kanë aplikuar në platformën qeveritare “e-Albania” për marrjen e lejes për shfrytëzimin e parcelave të plazhit gjatë sezonit veror.

/ata.gov.al