Ndërhyrje e suksesshme e kompleksitetit të lartë në Spitalin Rajonal Memorial Fier

17

Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një pacient 74-vjeçar nga Fieri.

Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes së vështirë nefrektomi totale.

Kjo është një procedurë kirurgjikale e cila kryhet në rastet kur pacienti ka nevojë për një heqje totale të veshkës. Pacienti gëzon shëndet të mirë.

Le t’iu shprehim mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Memorial, dr. Mehmet Karadayi, dr. Gunhan Can, dr. Mario Shehu si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes urologjike, Xhesi Hoxha, Aulona Muçaj dhe Denisa Paja.

/ata.gov.al