Ndërhyrje rehabilituese dhe konservuese në nekropolin e Parkut Arkeologjik të Amantias

30

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në partneritet me European Heritage Volunteers, ka nisur punën për realizimin e projektit “Ndërhyrje rehabilituese dhe konservuese në nekropolin e Parkut Arkeologjik të Amantias”.

Pjesë e këtij projekti si eksperte e jashtme për konservimin është edhe Barbara Guimil përfaqësuese e Escola Superior de Conservación e Restauración de BBCC de Galicia.

Në këtë projekt si pjesë e trajnimit të vullnetarëve nga vende të ndryshme të botës, po realizohen edhe leksionet të hapura e prezantime të eksperiencave të ndryshme në fushën e arkeologjisë dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore nga specialistë të DRKK-Vlorë, Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apollonisë, European Heritage Volunteers etj.

Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.

Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

Parku arekologjik i Amantias është një nga destinacionet kryesore turistike për Qarkun e Vlorës, ku interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj për të vizituar këtë park arkeologjik vitet e fundit shënon rritje të dukshme.