Parku Kombëtar ”Shebenik- Jabllanicë” prej më se 2 vitesh ka një qendër vizitorësh në fshatin Fushë-Studë dhe një i dytë po i shtohet në Rrajcë në hyrjen jugore të parkut.
Kjo qendër informacioni do të jetë në shërbim të vizitorëve vendas e të huaj, për ndarjen e informacionit për vlerat e natyrës që parku përfaqëson, rëndësia e zonës UNESCO, informacionin për shtigjet, vlerat e traditat e zonës.
Ky investim u bë nga projekti NaturAl i cili gjithashtu ka dhënë mbështetje edhe për përmirësimin e infrastrukturës në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”.
Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” mbetet një destinacion turistik i jashtëzakonshëm për t’u frekuentuar në katër stinët, por në veçanti në stinën e verës.
Do të gjeni në Shebenik liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.
Moratoriumi i gjuetisë ka bërë që edhe kafshët e egra të shtohen për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj zone.
Gjatë monitorimeve të saj me kamera kurth, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura ka arritur të fotografojë një sërë kafshësh të egra si, derri i egër, ariu, kaprolli, ujku etj.
Shoqata të ndryshme që kanë në fokus aktivitet sportive kohët e fundit po i organizojnë ato në këtë park.
Gara të çiklizmit malor, alpinizëm apo ski e kanë bërë tashmë Shebenikun më të njohur dhe me siguri një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit të natyrës shqiptare.