Ndriçim urban me eficiencë energjie në Peshkopi, nxitje elektrifikimit të transportit rrugor

2

Në Peshkopi është finalizuar me sukses projekti pilot për instalimin e ndriçimit urban me eficiencë të lartë energjie.

Kryeministri ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky investim, që ul konsumin e energjisë elektrike dhe ofron infrastrukturë për stacionet e karikimit të makinave elektrike.

Po ashtu, kryeministri e konsideroi këtë investim si një mënyrë për nxitjen e elektrifikimit të transportit rrugor.

Në kuadër të programit për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme, qeveria ka iniciuar një sërë nismash që synojnë uljen e kostove të energjisë në institucione dhe hapësira publike.

Referenca: ata.gov.al