Ndryshime në buxhet, 300 mln lekë për konviktet

110

Janë akorduar 300 milionë lekë për restaurimin e konvikteve. Ky vendim është parë pas ndryshimit për të dytën herë të buxhetit 2019.

Akti normativ është botuar në fletoren zyrtare dhe ndryshimet e buxhetit kanë hyrë në fuqi. Buxheti i ndryshuar sjell ulje të të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe një fond shtesë për përmirësimin e kushteve në godinat e konvikteve të studentëve në Tiranë.

Fondi shtesë për rikonstruksionin e konvikteve, me ndryshimet e buxhetit, do të jetë në vlerën e 300 milionë lekëve.

Në ndryshimet e buxhetit Qeveria ka përfshirë edhe fondin e shpërblimeve të fundvitit për familjet me ndihmë ekonomike.